Gjergj Luca për fitoren e 11 Majit: Kjo fitore historike është përmbushje e ëndrrës evropiane të shqiptarëve
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca nuk i fshehu emocionet në përballjen me atë që ai e cilëson si fitoren historike të shqiptarëve, një moment themeltar që, sipas tij, shënon vulosjen e ëndrrës shekullore të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Në një postim të bërë mesditën e sotme, Luca u shpreh me emocion e simbolikë:
“Sot Shqipëria po më duket më e bukur. Çfarë ka ndodhur vallë që ky vend duket kaq i bukur?”
Një pyetje që vjen jo vetëm si reflektim personal, por si ndjesi kolektive e një përmbysjeje shprese, që i jep këtij vendi dritë, besim dhe perspektivë.
Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ndjekësit dhe bashkëkombësit, të cilët, siç thekson ai, kanë dëgjuar fjalën e tij të përzemërt dhe lutjen e tij të sinqertë për Shqipërinë në Evropë. Në videomesazhin e tij falënderues, Luca vlerëson mbështetjen dhe rezonancën që mesazhi i tij ka pasur, duke ndikuar qoftë edhe në mënyrë të vogël në vendimin e qytetarëve për të zgjedhur të ardhmen europiane të vendit.
“Fitorja e 11 Majit,” – shprehet ai, – “nuk është as fitore e familjes Luca, as fitore e familjes Rama. Kjo është një fitore e familjes së madhe shqiptare, një fitore e çdo qytetari që beson në Shqipërinë e barabartë, të dinjitetshme dhe të denjë për të zënë vendin që i takon në tryezën e Bashkimit Evropian.”
Postimi i tij është shoqëruar me një video emocionuese, ku ndjeshmëria personale dhe përgjegjësia qytetare përzihen natyrshëm, duke u kthyer në një thirrje mirënjohjeje dhe bashkimi, për të gjithë ata që me një votë historike më 11 Maj, i dhanë Shqipërisë një shans të ri.
Në këtë mesazh që buron nga shpirti i një njeriu të lidhur fort me vendin e vet, ndjehet jo vetëm emocion, por edhe besimi se ky ishte një hap përpara drejt asaj Shqipërie që e meritojmë të gjithë.
AV
KOHA JONË SONDAZH

