Gjergj Luca për Mediaset: Amo la verita! Amo Giorgia Meloni!

Albert Vataj

Pikërisht sot, kur në portin e Shëngjinit mbërrin anija e parë me 16 emigrantë që kanë ardhur nga Italia për t’u akomoduar në kampet e ngritura në vendin tone, pjesë e implementimi të një projekti të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pikërisht sot Mediaset, nuk mund të mos e përfshijë në kronikat e saj, “Trattoria Meloni” dhe sipërmarrësin shqiptar të ideve unike, mirënjohjes emblematike, Gjergj Luca.

“Trattoria Meloni”, restoranti i Gjergj Lucës në Shëngjin, e ka tejkaluar thjeshtë një njësi shërbimi të produkteve të detit. Ajo është një shtëpi e mikpritjes së shqiptarëve për ata që vijnë për të zbuluar këtë befasi shqiptarë, për median në veçanti që e konsiderojnë atë si një hajmali e marrëveshje së qeveris shqiptare dhe asaj italiane, për akomodimin e emigrantëve në qendrat pritëse, në Shëngjin dhe në Gjadër, por edhe si shprehje e mirënjohëses që biznesmeni nuk kursehet për Giorgia Melonin, e cila bëri realitet marrëveshjen për pensionet për emigrantët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e lehtë ta shash e ta mallkosh atdheun në sy të botës por është më e vështirë ta mbrosh me punë e me sakrifica . Ndaj unë personalisht dhe kompania Rozafa pavarësisht kostos që marrim nuk do rreshtim që me punën tonë të jemi imazh i mirë i këtij vendi që tregon edhe mirënjohje për miqtë e mirë përtej Adriatikut. Të thuash faleminderit është pak!”

Mediaset është në aradhen e gjatë të mediave të huaja, të cilat kanë përcjellë “Trattoria Meloni”, si një zbulim, si një risi, e cila e pagjasë, është një nga restorantet më unike, jo tamam dedikuar kryeministres italiane, se sa vetë popullit italian, që u bë streha dhe mikpritja e mijëra shqiptarëve që kapërcyen Adriatikun për një jetë më të mirë, në tentativë për t’i shpëtuar diktaturës dhe varfërisë së skajshme ku ndodhej vendi ynë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?