Gjergj Luca: Po ua risjell videon e korrikut, për t’u shëruar ju nga kafshimet tuaja

Gjergj Luca guxoi i pari, që nga korriku, jo të parashikonte fitoren e Donald Trump, por të lutej: “Zoti e ndihmoftë atë burrë, sepse ai mund të jetë shansi i fundit i njerëzimit për të hyrë në rrugën e normalitetit, në rrugën e familjeve të forta”.
Fjalët e tij sikur kishin fuqinë e një profecie, të lajmëronin të ndodhte ajo që askush nuk e parashikonte, askush nuk besonte, fitoren e Donald Trump.
Madje as ata që dje shanin dhe mallkonin, ndërsa sot me paftyrësinë e tyre llomotitin lart e poshtë, e lajkatohen nëpër televizione e portale për këtë triumf historik të Trump, për fitoren e një lideri ndryshe, të një Presidenti që pretendon jo vetë një Amerikë më të fortë, por rregullimin e shumë gjërave, të cilat rëndojnë çdo ditë në prishjen e ekulibreve të botës dhe rrënimin e konomik.
“Eh mor miq si vjen koha, e mbani mend këtë video në fillim të korrikut kur e publikova sapo kishin plagosur Donald Trump e ju mu lëshuat si qentë e urritur për të më kafshuar me komente…
Sot po ua risjell përsëri për të më kuptuar e për tu shëruar ju nga kafshimet tuaja!: shkruan Luca në këtë ripostim të videos së korrikut, sot kur gjithçka e kësaj profecie është e përmbushur dhe lutjet e tij janë dëgjuar.
“Po ua risjell videon e korrikut, për t’u shëruar ju nga kafshimet tuaja”, shkruan Luca, ndoshta edhe kësaj radhe duke u lutur që të dëgjohet zëri i tij, të përmbushet edhe kjo profeci.
Albert Vataj

SHKARKO APP