Gjergj Luca pret në Fish City ambasadoren e Kinës, me një shprehje të Ten Hsiao Pin
H.E znj. PANG Chunxue, ambasadorja e Kinës në Shqipëri ishte sot më 20 shtator 2024 mysafire e Gjergj Lucës, në Fish City, Labinor -Fushë, Elbasan.
“Sot në qytezë tonë Rozafa patëm një mysafire speciale. Ambasadorja fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në fund të vizitës së saj pranoi me kënaqësi të bëjmë bashkë këtë video e të përshëndesim miqësinë tonë shqiptaro-kineze e cila është jo vetëm historike por tashmë forcohet çdo ditë!”, shkaun Luca në rrjetet sociale.
Ai në këtë vizitë të diplomates së këtij vendi mik të Shqipërisë, Kinës, bëri prezent gjithashtu se në paradën e shprehjeve frazeologjike të personaliteteve të shquara të botës, të vendosura në muralet e ndërtesave në Fish Cyti është një vend dedikuar një personazhi të rëndësishëm të historisë së Kinës, Ten Hsiao Pin, me shprehjen: “Nuk ka rëndësi macja në është e kuqe apo e zezë, rëndësi ka që të kapi miun”
Siç ju e dini Ten Hsiao Pin (Deng Xiaoping) 22 gusht 1904 – 19 shkurt 1997) ishte një revolucionar, politikan dhe burrë shteti kinez. Ai shërbeu si udhëheqësi kryesor i Republikës Popullore të Kinës (PRC) nga 1978 deri në 1989. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit në 1976, Ten Hsiao Pin u ngrit në pushtet dhe e udhëhoqi Kinën përmes një periudhe reformash dhe hapjeje që e transformoi ekonominë e Kinës në një socialiste ekonomia e tregut. Ai konsiderohet gjerësisht si “Arkitekti i Kinës Moderne” për kontributin e tij në socializëm me karakteristika kineze dhe Teoria Ten Hsiao Pin.
Albert Vataj