Gjergj Luca: Produkti “Made in Albania” i Rozafës, arrin një fitore të dytë ndërkombëtare

Gjergj Luca shënon fitoren e dytë radhazi, atë të prodhimit të tonit, në një sfidë të fuqishme të Flotës “Rozafa” me 300 anije në Mesdhe.

Luca na thërret të gërthasim Gol!. Është “Viti i dytë që Shqipëria bën gol, gol e çfarë goli. Gol me nam mesdhetar e ndërkombëtar” shkruan Gjergj Luca në një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale, përmes të cilit ai tregon mbi suksesin që ka arritur “Rozafa”, duke qenë e para në zënien, ushqyerjen dhe finalizimin e një produkti cilësorë “Made in Albania”.

Ai përmes këtij postimi bëri prezent problematikat që hasin eksportet e peshkut, duke parashtruar nevojën e shtimit të kapaciteteve në aeroporte, ndërsa ka njoftuar se toni shqiptar ka hyrë tashme në tregjet izraelite dhe jo vetëm

“… nëpërmjet kësaj video, Luca kërkon të bëjë një qokë Behxhet Pacollit. Shikoni videon dhe kuptoni qokën!”, përfundon mesazhi i Lucës në këtë postim ku ai shfaqet para një toni që përgatitet për ambalazhim eksporti.

AV

SHKARKO APP