Gjergj Luca propozon krijimin e një brendi gjithëshqiptar të gastronomisë
Albert Vataj
Në ditën e dytë të “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin, 2-3 tetor 2024, ftesë të cilën sipërmarrësi Gjergj Luca, e ka bërë muaj më parë, si një mundësi për të promovuar gastronominë shqiptare, traditën e kuzhinës dhe shijen e ushqimeve shqiptare në një tubim gjigand, në një komunikimi me një nga mediat e Kosovës ka bërë thirrje. Një thirrje e cila konsiston në krijimin e një brandi shqiptarë, i cili të synojë me guxim dhe ambicie të promovojë produktet “Made in Albania” dhe kulturën e gatimeve.
Në këtë komunikim me median kosovare, sipërmarrësi, Gjergj Luca i ka bërë “Thirrje publike Albin Kurtit, atë që nuk bëni ju politikanët na e lini ta bëjmë ne njerëzit e punës. Restoranti mbarëshqiptarë “Rozafa” të ndërtohet në doganën e Morinës mbi kufijtë që nuk na duhen më!”, shkruan ai në postimet e tij në rrjetet sociale.
Luca i kërkon politikës, në veçanti kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit t’i bëhen aleat krijimit të një brendi shqiptarë, ndërtimit të një “Rozafa” në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, një caku përbashkues të traditës dhe shërimit gjithëshqiptar, i cili të dëshmojë shenjtërinë e eufemizmit se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”. Le të jemi zotur të të mirave dhe begative tona, të cilat duan dhe duhet të jenë konkurrente në botën e madhe të sfidave, sepse tradita jonë gastronomike, ka se çfarë të ofrojë, si përfaqësim të shijes dhe unikes.
Të bashkohemi ndërmjet vetes, thotë Luca, si një prelud i një “pushtimi” të Evropës dhe botës me bendin shqiptarë të gastronomisë, me këtë traditë unike që erdhi duke u pasuruar në kohë dhe që sot përfaqësohet në Berlin nga Rozafa dhe në përvojën e turizmit nga një seri gjithnjë e në rritje e kuzhinës shqiptare, kaq të preferuar dhe të pëlqyer nga të huajt.