Gjergj Luca propozon se si mund të zgjidhim një “Nyjë Gordiane” që kemi me Malin e Zi për kufirin detar
Gjergj Luca ndryshe nga herë e tjera, të daljeve të tij publike në rrjetet sociale, ku ka denoncuar probleme, parashtruar zgjidhje dhe ka qenë një zë i fuqishëm reagues, për shumë çështje të rëndësishme. Kësaj here Luca ka bërë prezent një çështje shumë delikate të peshkimit shqiptar në përgjithësi dhe atij të Rozafës në veçanti.
“Shpesh herë më duhet të flas pa emocione por me logjikë profesionale. Biznesi që bëj më detyron të jem largpamës se detin dhe peshqit nuk i dua vetëm për sot. Ndaj kjo video mund të jetë pakëz e gjatë por është ndihmuese edhe për ne peshkatarët, edhe për autoritetet publike këtej e andej kufirit!”, ka shkruar Luca në një postim të fundit, ai ka bërë prezen një problem, me të cilin ai po përballet dhe gjithashtu ka propozuar edhe mënyrën e zgjidhjes. Ai përmes shpjegimit ka sqaruar, se ku dhe si po hasim probleme me Malin e Zi, kostoja që rëndon dhe vështirësitë që reflektojnë në vijimsinë e punës.
Çështja e ujërave territoriale me Malin e Zi është Nyjë Gordiane që duhet zgjidhur dhe ajo është në dorë të vullnetit të palëve, asaj shqiptare dhe asaj malazeze. Luca shprehet se i ka vënë në dijeni ministritë përkatëse, dhe me këtë bërje publike shpreson që zëri i tij të dëgjohet vërtetë dhe palët të ulen në bisedime për gjetjen e një zgjidhje, që është e pranueshme dhe me leverdi, sigurisht dhe pa cenuar ujërat territoriale dhe në respekt të të gjithë rregullave dhe normave ndërkombëtarisht të sanksionuara për peshkimin.
AV