Gjergj Luca, qan hallet dhe dertet me pensionistët në Fish City

Gjergj Luca, nuk do të kandidojë për zgjedhje, kjo është e sigurt, sepse ai ka me çfarë të merret. Punët i dalin dhe i teprojnë, por edhe për të bërë sehir, nuk është ai nga ata. Me politikën dhe politikanët, pa dallim, majtas dhe djathtas, nuk është se i ka punët fort mirë. Edhe pse i pret dhe i përcjell, nuk nguron t’i tregojë secilit vendin, sipas mënyrës së tij. Sa herë që del publikisht i kritikon dhe sulmon, kur ata nuk janë aty ku duhet. Ka gjithnjë një mendim ndryshe dhe qëndrimi i tij është apolitik dhe antikonformist, për të gjitha sferat, jo vetëm ato të biznesit, por edhe për çështjet sociale, për të cilat flet hapur, diku me zë të lartë, diku edhe me zë pak më të lartë. Por kur vjen punë për te hallet e njerëzve, ai ka dhënë prova se ka një zemër të madhe dhe ka dhënë kontributin e tij si sipërmarrës, por edhe si qytetar.

Kësaj here Luca ka pritur në Fish City, Labinot- Fushë, Elbasan, një grup pensionistësh, me të cilët ka biseduar për hallet dhe dertet e tyre, për mundësinë e rritjes së pensioneve, dhe jo vetëm.

“Kuvendim me zemrën e atdheut, me pensionistët e veteranët, me të djeshmen e punës dhe të sotmen plot respekt.” Ka shkruar Luca në postimin që ka bërë në rrjetet sociale. Më tej ai ka theksuar se  “Folëm për pensionet që i meritojnë më dinjitoze por për më tepër ndiqni videon pak e gjatë por plot dashuri…”

Video, tregon më së miri përzemërsinë dhe bashkëbisedimin që Luca ka bërë me pensionistët.

Albert Vataj

 

SHKARKO APP