Gjergj Luca reagon pas lajmit se peshkatarët po vidhnin velierën: Është e kompanisë “Rozafa”, po merrnin pronën e tyre

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar se katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa, kanë vjedhur një velierë në portin e Limionit.

Luca sqaron se ka një keqkuptim pasi ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Sipas Lucës, Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet.

Reagimi i Gjergj Lucës:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një sqarim me detyrim. Jo vetëm si qytetar i përgjegjshëm por edhe si president i Korporatës Rozafa e ndjej për detyrë të sqaroj tallavanë e lajmeve të djeshme e të sotme që qarkullojnë në portalet cinike dhe gjobëvënëse… Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet!

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një keqkuptim, më thonë mua se Rozafa dhe peshkatarë të Rozafës kanë vjedhur një velierë unë u bëj një pyetje. Sipas legjislacionit dhe kodit detar shqiptar ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Peshkatarët e mi kanë vjedhur pronën e kompanisë së tyre. Uroj të sqarohet kjo punë sepse nuk ka asnjë logjikë kjo që ka ngritur policia kufitare. Mendoj se është një keqkuptim.’- tha Luca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?