Gjergj Luca shtron iftar në Natën e Kadrit për punonjësit e Rozafës në Prrenjas

Gjergj Luca, edhe pse i besimit katolik, ka dëshmuar me vepra harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, duke qenë pranë punonjësve të tij jo vetëm për të ndarë sfidat e përditshmërisë, por edhe për të festuar së bashku.

Ndryshe nga shumë sipërmarrës të tjerë, ai tregohet i kujdesshëm që të jetë gjithnjë afër atyre që me punën dhe përkushtimin e tyre janë shtylla kryesore e suksesit të kompanisë “Rozafa”. Në këtë frymë vlerësimi dhe mirënjohjeje, ai ka zgjedhur të festojë Natën e Kadrit me punonjësit e tij në Prrenjas, në njërën prej fabrikave të përpunimit të peshkut, duke ndarë me ta një moment reflektimi dhe bashkimi shpirtëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nata e Kadrit më sjell kujtimet e bukura të fëmijërisë sime, që nisin me këshillat e gjyshes dhe vazhdojnë edhe sot me respektin për punonjësit dhe miqtë e mi… Bekuar qofshi të gjithë dhe sa më shumë paqe në shpirtrat dhe mendjet tona!”, shkruan Luca në postimin e tij, teksa shpërndan edhe një video ku uron agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbrëmje të shenjtë, ai ndan gjithashtu një sekret familjar tejet domethënës: lidhjen shpirtërore që ai ka krijuar me këtë natë falë gjyshes së tij, e cila e ka udhëzuar që fëmijë për vlerën e sakrificës dhe përkushtimit. Me një emocion të veçantë, ai rrëfen se që në moshën 5-vjeçare ai e ka agjëruar këtë natë të madhe.

Përfshirja e një sipërmarrësi në këto momente të rëndësishme është një dëshmi e vlerësimit të tij të thellë për punonjësit dhe për bashkëjetesën harmonike ndërfetare. Ky gjest nuk është vetëm një shprehje mirënjohjeje ndaj kontributit të tyre, por edhe një shembull i fortë i solidaritetit, respektit dhe humanizmit, që duhet të frymëzojë shoqërinë tonë.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?