Gjergj Luca sjell pamjet që flasin me gjuhën e ndryshimit, një horizont pune, rilindjeje dhe përkushtimi

Nga lartësitë që përshkohen nga rruga e vjetër e Kërrabës, një rrugë që dikur ishte arteria e gjallë e lëvizjeve industriale dhe tani rri si një ballkon mbi historinë e punës, sipërmarrësi Gjergj Luca ndalet për të ndarë me ndjekësit një pamje që flet më shumë sesa fjalët, një peizazh që përfshin Metalurgjikun e rilindur dhe fushat e Jakodinës, që janë shndërruar në një serë gjigande ku fermerët e përkushtuar nxjerrin nga mundi dhe toka prodhimet e tyre.

Luca, një sy i mprehtë që nuk i shpëton asnjë detaj dhe një mendje vigjilente ndaj transformimeve që ndodhin përtej sipërfaqes, shfaqet kësaj here jo vetëm si vëzhgues, por si dëshmitar dhe nxitës i një realiteti që ka ndryshuar. Ai ndalet, filmon dhe reflekton.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kishit harruar rrugën e vjetër të Kërrabës që rri si ballkon mbi Metalurgjik? Shikojeni edhe ju të dashur miq sa bukur e sa qartë duket puna dhe mundi i fermerëve elbasanas…”, shkruan ai në postimin e tij në rrjetet sociale, duke u bërë zëri i atyre që flasin më pak – por punojnë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamja që ai ndan është një dëshmi vizuale e asaj që shpesh kalon pa u parë: rilindja e një zone që dikur përfaqësonte identitetin industrial të vendit dhe që sot rigjen frymëmarrjen nëpërmjet bujqësisë së qëndrueshme dhe angazhimit të pandalur të komunitetit. Fushat e Jakodinës janë kthyer në një serë gjigande, ku toka flet në gjuhën e prodhimit, djersa dhe shpresës.

Ky është më shumë se një postim, është një thirrje për t’u ndalur, për të parë, për të vlerësuar. Një përkujtim i heshtur se vendet nuk e humbin kurrë plotësisht dinjitetin, për aq kohë sa ka duar që punojnë dhe sy që shohin përtej inercisë së harresës.
AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?