Gjergj Luca uron njerëzit e punës, ata që do ta çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian
Si çdo gjë që ai di ta bëjë siç vetëm ai, edhe urimi që zgjedh të bëjë Gjergj Luca për Vitin e Ri, është shumë origjinal. Ai i ka bërë pjesë të këtij urimi të gjithë, duke mos i lënë mënjanë edhe ata që e shajnë. Luca në këtë videomesazh urimi për Vitin e Ri ndalet veçnërisht të politika, te brezi i ri, te historia dhe paralelet që ai heq.
“Të dashur miq, në këtë fundvit urimet e mia më të mira janë këshillat e mia më të sinqerta për cilindo që sheh te unë një armik, një koleg, një atdhetar, një zuzar, një danoç, një aktor apo një punëtor…
E teksa ndiqni videon e fundit të këtij viti, filloni një vit të ri me urimet e mia të ngrohta e plot optimizëm
Gëzuar 2024!”
Luca gjatë gjithë këtij mesazhi urimi theksin e vë te nevoja e një gjaku të ri në politikë dhe kudo, por të një brezi që do punën dhe i kushton jetën veprës dhe kontributit për këtë vend.
Në përfundim, Luca e mbyll me urimin standard, por nënvizon në këtë urim, punë, punë dhe vetëm punë për ta çuar vendin në vitin e ri, në epokën e re, drejt Bashkimit Evropian.
AV