Gjermani, u nda nga gruaja, shqiptari vret qëllimisht dy fëmijët e mitur

Një shtetas shqiptar me origjine kosovare është aksidentuar në mënyrë të qëllimshme me makinë në Gjermani, duke tentuar të vetëvritet dhe ne të një të njëjtën kohë të shuajë jetën e fëmijëve të tij. Si pasojë  e përplasjes frontale dy fëmijë  të moshës 4 dhe 5 vjeç humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Dresden, 200 km në  jug të Berlinit. Sipas dëshmitarëve okularë, trupat pa jetë të fëmijëve u gjetën rreth 100 metra nga vendi i aksidentit, pasi nga përplasja e fortë u katapultuan nga makina.

Babai i dy fëmijëve është transportuar ne një gjendje të rendë ne spital. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve gjermanë për të nxjerrë nga makina babain i dy fëmijëve, i cili u dërgua me urgjence në spital me dëmtime të renda.

Burri 46-vjeçar ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i aksidentit është nën hetim nga autoritetet gjermane.

Nga një i afërm i burrit që aksidenti fëmijët dyshohet se ka qenë dëshpërimi i babait për ndarjen me bashkëshorten. Prokurorët, sakaq, mësohet se kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e burrit 46-vjeçar në ambientet e spitalit të Dresdenit.

SHKARKO APP