Gjermania do të shkurtojë proçedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil

Ky ka qenë përfundimi i takimit të nivelit të midis Federatës dhe Landeve gjermane në lidhje me politikën e emigracionit në Berlin të thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Azilkërkuesit në Gjermani janë trajtuar deri tani pak a shumë njësoj me përjashtim të disa kontigjenteve të veçanta, si të refugjatëve nga Siria.

Kjo tani do të ndryshojë, deklaroi Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, pas takimit.

“Neve na nevojitet fuqia e diferencimit përmes procedurave të ndara,nga pranimi deri në kthim.Në të ardhmen duhet bërë dallim midis refugjatëve, që kanë një shans të madh për të qendruar dhe atyre “për të cilët duam që të largohen nga vendi ynë.”

Ai shpreson që ky mesazh i takimit të nivelit të lartë të ketë edhe një efekt psikologjik në shtetet e Ballkanit.

“Atje me siguri që perceptohet me shumë me vëmendje, çfarë bëjmë ne”.

Për të vijuar procedurat e aplikimit për azil, Zyra Federale e Emigracionit dhe e Refugjatëve janë përgjegjës dhe autoritetet kanë 2800 persona që merren me shqyrtimin e kërkesave.

Ministri i Brendshëm premton shtimin e personelit me 2000 persona të tjerë.

“Në katër muajt e parë të këtij viti, gjysma e azilkërkuesve ka ardhur nga Ballkani Perëndimor  pra nga shtete që ose konsiderohen “shtete të sigurta të origjinës”, shkak për të cilin aplikuesit nuk kanë thuajse asnjë shans për të marrë azil, ose nga shtete si Shqipëria, shtetasit e së cilës kanë një kuotë pranimi nën dhjetë përqind. Numri i azilkërkuesve nga ky rajon do të pakësohet” shpjegoi De Maiziere.

“Konkretisht, refugjatë me më pak shanse për të marrë azil do të strehohen sëbashku. Kështu që prej strehimit të tyre të kthehen në mënyrë më të koncentruar. Vetëm pak javë do të zgjasë derisa të zbatohet vendimi i kthimit. Deri tani, kthimi konsekuent i azilkërkuesve të refuzuar dështon edhe për shkak të faktit se njerëzit strehohen në vende të ndryshme. Procedura më e shkurtër e synuar do të ndikojë që të bëhet “më normal” tha Merkel.

 

SHKARKO APP