Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur ministria gjermane e punëve të brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin  e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .

Lista e plotë:

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia
Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia
Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut
Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)/DW

SHKARKO APP