Gjermania heq Shqipërinë nga lista e kuqe e Covid-19, mjeku tregon çfarë fitojmë
Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e Covid-19, ku edhe Gjermania e ka vënë në listën e sigurtë. Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi, tha për “Report TV” se ky vendim u mor pasi Shqipëria vlerësohet si vend që nuk ka rrezikshmëri të lartë.
Nga ana tjetër, ai thekson se kjo do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as test negativ të Covid-19.
”Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me Covid-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19”, tha ai.