Gjermania instalon 30 pajisje për matjen e tërmeteve në Shqipëri
Gjatë ditëve të fundit, instituti më i madh i gjeologjisë në Potsdam të Gjermanisë ka dërguar në Shqipëri një ekip sizmologësh për të ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri, pas tërmeti të madh të 26 nëntorit.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njofton se ekipi gjerman, në bashkëpunim me sizmologët shqiptarët kanë vendosur 30 pajisje për matjen e tërmeteve në Shqipëri.
“Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe. Kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012 – në kohë të vështira si ato aktualet ne ndihmojmë njëri-tjetrin!”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Sizmologu grek: Një tërmet tjetër, aty ku ra në 26 nëntor, mund të pritet vetëm pas 300 vitesh
KOHA JONË SONDAZH

