Gjermania ”JO” Shqipërisë? Balla debat me gazetarët
Deklarata e fortë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, se Gjermania ka një ”JO” të madhe për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit në BE, ka shqetësuar maxhorancës. Brenda një ore, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka repikuar me Bashën.
Si brenda kuvendit dhe jashtë me gazetarët, Balla incistoi se Shqipëria pret një përgjigje pozitive në Samitin e BE-së, në datat 28-29 qershor.
Kjo solli edhe një situatë të tensionuar mes Ballës dhe gazetarëve, të cilët i drejtonin pyetje këtij të fundit lidhur me vendet skeptike ndaj çeljes së negociatave. Ai tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës, se përgjigja nga BE për negociatat është negative.
”Nuk po i shpëtojnë dot sindromës së Babales, njësoj si më herët. Në këtë skenar, njëri luan rolin e babales, tjetri luan rolin e kushëririt të Babales. Basha merr përsipër të flasë në emër të qeverisë gjermane. Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një “po” ose një “jo”’,-tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

