Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit

Gjermani është vazhdimisht në kërkim të fuqisë punëtore. Gjatë viteve 2017-2035 një nga vendet me mirëqenien më të lartë në Europë do të ketë nevojë për jetë 1.13 milion punëtorë në total.

Për shkak të dixhitalizimit, nevoja për punëtorë nga vendet e tjera është ritur në Gjermani dhe kërkesa vijon të jetë e lartë.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen, mbi 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit, si dhe në sektorin e shërbimeve, do të realizohen në baza digjitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata vlerësojnë se tregu gjerman nuk është i përgatitur mjaftueshëm për një zhvillim të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e personelit të kualifikuar. Kërkesa për njerëz me arsim të lartë është shumë më e madhe sesa oferta dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në raport, shkruan DW.

Kërkesa për punë në Gjermani për periudhën 2017-2035 do të jetë me afro 1.13 milion punëtorë. Sipas autorëve të studimit, kjo është një rënie e moderuar për punë, por do të rritet kërkesa për ekspertë dhe specialistë.

Rreth 65 për qind e njerëzve nga vendet e tjera që vijnë kryesisht azilkërkuesit punojnë në punë ndihmëse.

Megjithatë, zgjidhja do të duhej të përmbushë kërkesat cilësore të tregut të punës, sepse sipas hulumtuesve, vetëm emigracioni i njerëzve me kualifikime të përshtatshme lejon integrimin e tyre të shpejtë në tregun e punës dhe parandalon mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Nga ana tjetër, migrimi i njerëzve të pakualifikuar paraqet probleme për të dyja palët. Rezultati i saj është se emigrantët që nuk mund të gjejnë punë (të përshtatshme) dhe kompani që nuk mund të vazhdojnë të mbushin vendet e lira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?