Gjermania: Kthejmë 244 shqiptarë brenda kësaj jave

 

Plot 244 shqiptarë do të kthehen nga Gjermania në tre data brenda kësaj jave. Lajmi u bë me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë, sipas të cilës bëhet fjalë për shtetasit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Konkretisht, ambasada bën të ditur se riatdhesimi i tyre do të bëhet brenda javës, ndërsa shtetasit në fjalë pritet të vijnë përmes aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Datat e kthimit:

Në datën 16.11, ora 14.20 – rreth 131 persona

Në datën 18.11, ora 13.35 – rreth 55 persona

Në datën 20.11, ora 14.10 – rreth 58 persona.

SHKARKO APP