Gjermania lajmëron se “do kemi vjeshtë të varfër ekonomikisht”, ndërkohë në Shqipëri pritet të rrënohen familjet shqiptare nga çmimet
Situata ekonomike po vjen duke u renduar kudo në Europë, pas luftës së Ukrainës. Gjermania që mbetet shteti kryesor në BE thotë, sipas radios shtetrore gjermane DW, se do të te ketë rritje të fuqisë blerëse nga shtresat e ulta dhe ato të mesme të popullsisë.
Radio gjermane analizon se “Prej rritjes së çmimeve dhe inflacionit, gjermanëve do t’u duhet t’i përdorin thuajse gjithë të ardhurat për të përballuar jetesën e përditshme.
Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t’u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t’u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.
Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha për gazetën “Welt am Sonntag”: “Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve”.
Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë për të manovruar. “Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, i tha gazetës “Welt am Sonntag” drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin.
Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus”- sqaron DW.
Kur kjo parashikohet dhe po ndodh në shtetin me të fuqishëm të BE, që është Gjermania, merret me mend se si do të vijë duke u përkeqsuar ekonomia shqiptare dhe ana ekonomike e familjeve shqiptare.
Sipas statistikave 95,5 % e krejt parave në bankat e Shqipërisë zotërohet vetëm nga 10 apo 12 persona biznesmenë. Kurse shtresat në nevojë dhe ato ato të mesme mezi do të shytjnë vjeshtën dhe dimrin.