Gjermania ligj të ri për azilin, asnjë shpresë më për refugjatët

Qytetarët që vijnë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë, nuk do të përfitojnë të drejtë azili në Gjermani. Kështu parashikon legjislacioni i ri gjerman, i cili do të ashpërsojë procedurat edhe të qëndrimit, të dhënies së ndihmave sociale, punësimit apo strehimit të refugjatëve.

“Asnjë qytetar i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë nuk do të përfitojë azil në Gjermani.”

Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, duke rikonfirmuar lajmin, se disa vende të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen edhe Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të shpallen vende të sigurta origjine.

Legjislacioni i ri gjerman, parashikon në te gjitha pikat e tij, që asnjë qytetar i këtyre vendeve nuk do të përfitojë më të drejtën e azilit në shtetin gjerman.

Me kёtё ligj synohet tё ashpёrsohet dukshёm e drejta e qëndrimit. Refugjatёve, qё krijojnё vetë pengesa pёr tё mos u dёbuar, do t’iu ndalohet tё punojnё si dhe humbasin tё drejtёn e ndihmёs sociale. Nёn-shtetasve nga tё ashtuquajturit “vende tё treta tё sigurta”, krahas punёs do t’u ndalohet edhe pjesёmarrja nё kurse kualifikimi.

SHKARKO APP