Gjermania mbath RENEA-n dhe grupin e gatshëm, ironia e Dylgjerit: E dinë që policia blen kapele me tender 350 euro
Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë njësia Tiranë 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.
Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve.
Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive.
Lidhur me këtë zhvillim ka ironizuar gazetari Ylli Dylgjeri duke deklaruar se policia shqiptare si ka për gjë këpucët me vlerë 150 euro, pasi i blen sot kapelet me tender 350 euro.
Dylgjeri: Ndihmë e pakursyer e policisë Gjermane,nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”. Ndryshe nga angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.Duke i falenderuar i kujtojmë policisë gjermane se policia shqiptare i blen sot kapelet me tender 350 euro.