Gjermania mbështet Shqipërinë me impiant të ri për çaktivizimin e armëve ilegale

Për të rritur kapacitetet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, Organization for Security and Co-operation in Europe ka përfunduar rikonstruksionin strukturor dhe pajisjen me makineri moderne të qendrës së çaktivizimit të armëve të zjarrit në Mullet.

Inaugurimi i investimit u zhvillua në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, e cilësoi ndërhyrjen si një hap të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë publike dhe forcimit të kapaciteteve të vendit për kontrollin e armëve.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, si dhe zëvendësambasadori gjerman Thilo Schroeter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve, përmirësimi i qendrës është realizuar në kuadër të projektit për uljen e rrezikut të përhapjes dhe shpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta në Shqipëri, i cili zbatohet nga OSBE-ja me mbështetje financiare të European Union, Gjermanisë dhe Francës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç investimeve infrastrukturore, projekti synon të forcojë kuadrin ligjor dhe praktik për çaktivizimin e armëve, përmes dokumenteve strategjike, vlerësimeve teknike dhe manualeve të trajnimit për specialistët e fushës.

Nisma përfshin gjithashtu mbështetje për forcimin e kapaciteteve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, si dhe aktivitete ndërgjegjësuese për publikun mbi rreziqet që lidhen me përhapjen dhe përdorimin e paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?