Gjermania mbështetje për shkëmbime shkollore në Ballkanin Perëndimor
Gjermania ka nisur mbështetjen e saj për shkëmbimet shkollore në Ballkanin Perëndimor. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë thekson se, “me fondin prej 350.000 eurosh, që i është vënë në dispozicion këtë vit RYCO-s nga Qeveria Federale në muajt në vijim do të zbatohen projekte në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në Tiranë u nënshkruan 20 kontrata mes RYCO-s dhe partnerëve në projekte (shkolla, organizata të shoqërisë civile). Projektet e përzgjedhura i shërbejnë mirëkuptimit dhe dialogut ndërkulturor në Ballkanin Perëndimor”.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf theksoi në fjalën e tij, se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë në krah të RYCO-s. “Magjia e RYCO-s qëndron në takimet mes të rinjve nga vendet e rajonit. Kjo do të bëhet e mundur përmes projektesh, që përfshijnë një spektër të gjerë temash duke nisur nga industria kreative, për të vazhduar me mbrojtjen e mjedisit e deri te sporti”.
KOHA JONË SONDAZH

