Gjermania paralajmëron hapje negociatash: Ballkani meriton mbështetje

Gjermania ka dhënë dje sinjale për hapjen e negociatave më 28 qershor për Shqipërinë. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, në një artikull të gjatë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Union ka deklaruar se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi do të ishte një sinjal inkurajimi dhe shpresë, sidomos për të rinjtë e dy vendeve.

Michael Roth shprehet se Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Ai thotë se Ballkani Perëndimor është guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, prandaj BE sipas tij duhet t’u tregojë, që e ka seriozisht duke hapur negociatat.

Në datë 28 qershor do të vendoset për Shqipërinë nëse do të hapen negociatat, ndërsa tre vendet që duhet të binden janë Franca, Gjermania dhe Holanda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Nëse rezulton e suksesshme ajo do ta çojë vendin shumë përpara, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka arritur që, pas vitesh të tëra stanjacioni, pas protestave në rrugë e një ndërrimi – në fund të ditës – të paqtë të pushtetit, të përmirësojë qartësisht marrëdhëniet me fqinjët dhe është duke punuar tanimë me vrull programin e reformave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në të dyja vendet, qeveritë reformuese janë vënë në shënjestër të vazhdueshme nga opozita. Për qeverisësit – e me gjasë edhe për ndokënd prej qytetareve e qytetarëve – do të kishte qenë padyshim më e lehtë të pranonin sistemin e patronazhit dhe të korrupsionit, se sa të luftonin për ta kapërcyer atë”, ka thënë ai. Ministri gjerman ka folur dhe për rrezikun rus dhe kinez. Sipas tij, prezenca e tyre në Ballkan është shtuar ndjeshëm. “Kina është aktive në rajon dhe po aktivizon investime strategjike para së gjithash në infrastrukturë.

Rusia kuron historikisht marrëdhënie të ngushta me vendet e krishtërimit ortodoks dhe krijon varësi përmes furnizimit me energji dhe armatime. Disa shtete arabe kërkojnë një identifikim më të qartë të islamit konservativ, i cili nuk korrespondon me islamin e orientuar kah perëndimit në Ballkan.

Kjo bie ndesh me interesat tona. Sepse Ballkani Perëndimor nuk është aspak oborri i pasmë i Evropës, përkundrazi ai është atrium i shtëpisë evropiane. Ky rajon rrethohet nga një sërë shtetesh anëtare të Unionit – gjeografikisht ai ka qenë gjithherë në zemër të Evropës, vetëm politikisht vazhdon të mbetet jashtë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?