Gjermania: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet. ”Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim”, tha Baerbock të premten, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.
“Në Ballkan nuk duhet të krijohet asgjë ku Rusia apo aktorë të tjerë mund të vendosen”, tha Baerbock. Përveç Rusisë, ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor po kërkon Kina.
Për të Bashkimi Europian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje e besueshmërisë”.