Gjermania zyrtarisht në izolim total, mbyllen shkollat dhe bizneset jo thelbësore

Gjermania ka hyrë në izolim, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore në një përpjekje për të ndaluar një rritje të infeksioneve Covid-19. Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar.

Për Krishtlindje, do të ketë një lehtësim të vogël të masave, ku një familjet do lejohen të presin deri në katër anëtarë të ngushtë të familjes.

Vendi raportoi të mërkurën edhe 952 vdekje dhe 23,427 raste. Vende të tjera evropiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve, me Francën që po fut një shtetrrethim natën.

Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre.

SHKARKO APP