Gjermeni: Së shpejti, 31 bashki kanë gati planet vendore

Ministria e Zhvillimit Urban organizoi sot në Tiranë, një takim me donatorë dhe përfaqësues të projekteve të huaja që operojnë në vendin tonë, me qëllim identifkimin e potencialeve për asistencë teknike dhe financiare për të ndihmuar bashkitë e krijuara mbas ndarjes së re territoriale për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore Territoriale.

Ministrja Gjermeni tha se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku padyshim mbështetja dhe kontributi i donatorëve ka një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim.

“Qeveria e Shqipërisë aktualisht po financon hartimin e 26 Planeve të Përgjithshme Vendore, të cilat janë duke u zhvilluar”, theksoi Gjermeni ndërsa vuri në dukje se, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore është duke ndihmuar 5 bashki të tjera që të krijojnë planet e tyre zhvillimore.

“Por ajo që parashtrojmë si çështje sot, -shtoi ministrja Gjermeni, -është fakti që deri më sot nuk janë identifikuar ende burime financimi për Planet e Përgjithshme Vendore për 30 bashkitë e tjera në Shqipëri”.

 

SHKARKO APP