Gjermeni,kamerat e sigurisë tregojnë duke u konfliktuar me dy persona

Gjyqtari Artan Gjermeni është konfliktuar me dy persona dhe planët në trup i janë shkaktuar nga ky konflikt dhe jo nga të çarat me një llamarinë në garazh, siç pretendon ai. Në këtë konkluzion ka arritur policia e Tiranës, që në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit po hetojnë mbi ngjarjen. Burime të policisë i thanë gazetës “Shekulli” se nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë shtëpisë së gjyqtarit, në rrugën e Elbasanit, shihet se ai është konfliktuar me dy persona, pak minuta përpara se të mbërrinte në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për indentifikimin e etyre. Pavarësisht këtyre provave Gjermeni ka këmbëngulur në versionin e tij se është dëmtuar duke punuar në garazh. Policia nuk gjeti njolla gjaku në garazh, por vetëm në makinën e tij tip Smart. Në makinë u gjetën edhe 20 mijë euro, të cilat policia i ka sekuestruar, pasi gjyqtari nuk ka justifikuar dot burimin. Ai pretendon se ato janë të ardhura të familjes dhe ka kërkuar zyrtarisht që t’i rikthehen.

SHKARKO APP