Gjesti human i Policisë së Kavajës, 20 efektivë dhurojnë gjak

Rreth 20 punonjës të policisë së Kavajës kanë dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë. Ato u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq nën moton ” Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”.

“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Nën këtë moto dhe në frymën e humanizmit dhe solidaritetit, Policia e Kavajës i është përgjigjur kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Rreth 20 punonjës të Komisariatit të Policisë Kavajë janë paraqitur pranë qendrës së dhurimit të gjakut, pas bërjes së analizave nën kujdesin e mjekëve të specializuar dhe Kryqit të Kuq dhe kanë dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, një gjest që tregon se Policia nuk është vetëm në zbatim të ligjit, por është edhe sociale e humane në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Policia e Shtetit është dhe do jetë përherë pranë njerëzve në nevojë dhe do t’i përgjigjet çdo nisme që i shërben komunitetit dhe përmirësimit të bashkëpunimit Polici-Komunitet”, shkruan policia e shtetit.

SHKARKO APP