Gjesti i Berndt Borchard ndaj banorëve të “Astirit”, Ristani i ashpër: Reagim joqytetar dhe i dënueshëm
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, komentoi veprimin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë kundrejt banorëve të Astirit.
Sipas Arben Ristanit, veprimi i ambasadorit të OSBE duke ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Astirit, është një akt jo civil dhe i dënueshëm.
“Gjuha nga kronika ishte se protestuesit kanë thirrur ”Rama ik”. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm”-tha ai.