Gjiknuri akuza Bashës, Paloka flet për dosje

Plagosja e një minatori ka mjaftuar për të nxitur debat mes qeverisë dhe opozitës. Pasi kreu i PD-së, akuzoi ministrin Damian Gjiknuri, dhe ky i fundit reagoi duke thënë se ky është një skenar i radhës i PD-së.

Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është përfshirë në këtë mes. Në facebook, Paloka shkruan se PD-ja ka gati dosjet e Gjiknurit për lidhjet e tij me drogën dhe krimin.

”Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot, për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik tak tik tak Damian….”, shkruan shkurtimisht nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?