Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë punimet në aksin rural Shushicë-Fushbull: Fjala e dhënë mbahet, rritet potenciali turistik i zonës

Rreth 1200 banorë në Fushbull të Elbasanit kanë tashmë një rrugë me standarde duke u afruar më shumë me qytetin dhe sjellë lehtësi në qarkullimin e prodhimeve bujqësore për tregtim. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet në aksin rural Shushicë-Fushbull, një rrugë që as nuk imagjinohej vite më parë, por tashmë i shton një alternativë tjetër ofertës turistike të Elbasanit.

“Puna flet vetë. Me bërjen e rrugës dhe afërsia me Elbasanin do të sjellë më vizitorë sepse është një vend që vërtet ja vlen për t’u vizituar. Marrëdhënia që krijojmë me njerëzit është që fjala e dhënë mbahet. Pra u dha një premtim, nuk ishte thjesht premtim elektoral, por është një vepër që po kryhet dhe do të bëhet realitet. Dhe në fakt kjo duhet të jetë marrëdhënia e të zgjedhurit me zgjedhësit.

Unë jam këtu për ta parë vetë këtë për ta përforcuar që ky mesazh të shpërndahet kudo dhe në fund të fundit fshati juaj të marrë atë që meriton. Me gjithë këto bukuri natyrore, me gjithë këto burime natyrore dhe infrastrukturë më të mirë edhe jeta bëhet më e mirë. Njerëzit tuaj ju vizitojnë më shumë, po edhe të huaj do të vijnë do t’ju vizitojnë dhe do të rritet potenciali turistik i zonës. Punë e bukur”, theksoi Gjiknuri.

SHKARKO APP