Gjiknuri: Financim miks për partitë politike

Palët në Komisionin për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për financim miks të partive politike. Në përfundim të mbledhjes, Damian Gjiknuri tha se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të gjitha palët. Ai përshëndeti vendimin e opozitës për tu tërhequr nga financimi 100% nga fondet publike.

Gjiknuri: Çështja e ligjit të partive politike dhe financimit të tyre do të dojë më shumë kohë. Por besoj se këtu palët nuk do të kenë ndarje. Do adresojmë çështjet që janë të nevojshme në kodin zgjedhor dhe pjesa e financimit mund të marrë më shumë kohë. Parimi është që jemi për financim miks, na vjen mirë që edhe PD ka hequr dorë nga financimi 100% publik, problemi është të gjejmë një shifër të pranueshme, një balancë mes kontributit shtetëror dhe atij privat.

SHKARKO APP