Gjiknuri i drejtohet Tabakut: Vëllain tënd e kam komshi, çfarë duhet të themi?

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Teksa po shpjegonte udhëtimet e tij, Gjiknuri iu drejtua kryetares së Komisionit, demokrates Jorida Tabakut duke i thënë se “vëllain e saj e ka komshi”, në mënyrë që të shpjegonte se ka njohje me shumë njerëz.

”Gjatë punës time, kam pasur mundësinë të njoh shumë biznesmenë. Kam nxjerr nga sistemi TIMS të gjitha udhëtimet kur isha ministër.

Në fund të fundit, e kuptoj politikën por duhet të kuptojmë një gjë, është deklaruar sikur kam udhëtuar privat me zotërinjtë, nuk kam asnjë udhëtim privat dhe me charter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e mohoj që i njoh edhe në politikë i kam njohur pjesën më të madhe. Vëllain tënd e kam komshi, e kam në një pallat, çfarë duhet të themi. Nuk kam kryer asnjë udhëtim privat, kam bërë vizita zyrtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?