Gjiknuri i mahnitur me veten nga përgjimet: Ta bëjmë “tërmet” të vërtetë edhe në 30 qershor

Deputeti socialist Damian Gjiknuri vazhdon me fushatën elektorale në Vlorë, por kësaj radhe duke i shtuar performancës së tij edhe pjesë nga bisedat e tij të publikuara 2 ditë më parë nga gazeta gjermane “Bid”, ku ai shfaqet i ekzaltuar nga përmasat e krimit elektoral në zgjedhjet e Dibrës.

Gjatë takimeve në Rajonin Nr.2 dhe njësinë Shushicë, Gjiknuri i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime duke shkaktuar një ‘tërmet’.

Damian Gjiknuri: “Të dalim masivisht në votime, ta bëjmë ‘tërmet’ të vërtetë. Nuk ka shans të tjetërsosh votën e qytetarëve, nuk mund të përmbyset pushteti me dhunë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa theksoi se dhuna në 30 qershor do dënohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Damian Gjiknuri: “Kush tenton dhunën do ndëshkohet njëherë e mirë.”

 

BILD nxjerr 10 përgjime të reja

Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan BILd për përgjimet e fundit që ka publikuar. Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri, shkruan BILD. Përgjimet tregojnë përse biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirët: Socialistët mbetën në pushtet. Liderët e policisë u promovuan. Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit. Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe babait të deputetes së PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

PËRGJIMI 1 – Shefi i Policisë së Dibrës bashkë më Gjiknurin shpikin planin e vjedhjes së votave

Në përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Damian Gjiknurin. Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër.   Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri. Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin.

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër. Duhet të kemi 1 mijë plus

Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Policisë Dibër:’ Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao.

Xhemal Qefalia: Berta

Shefi i Policisë Dibër: He mo shoku im

PËRGJIMI 4 – Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bë. Imer Lala: Po më shkrunte ai robi

Në video përgjimin numër 4 është duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën. Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala. “Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën”, thotë Gjiknuri. Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?