Gjiknuri: Jemi dakord për listat e hapura. Nuk kanë sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit

Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik foli në lidhje me dakordësitë që janë marrë gjatë mbledhjes së sotme.

Gjiknuri theksoi se është marrë dakordësi për rihapjen e kutive dhe nëse ka shkelje secili të ketë përgjegjësi.

Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha se PD, LSI dhe aleatët nuk kanë sjellë në tryezë një propozim konkret për ndryshimin e sistemit.

“Nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit, as LSI dhe as PD, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në tavoline. Unë nuk mund të komentoj se çfare është diskutuar. PD dhe LSI nuk kanë sjellë asnjë propozim. Nëse ka kërkese për trajtimin e sistemit zgjedhor ne jemi të hapur por do të shprhemi të fundit.

Nëse teknologjia nuk impemlementohet në kohën e duhur dhe ka rrisqe zgjedhjet do të vazhdojnë normalisht. PD propozoi që Kolegj zgjedhor të jetë GJK. I lamë ekspertëve të përgatisin këtë opinion.

Nga ana tjetër, PD kërkoi edhe një propozim të saj në lidhje me sistemin e procesit të ankimit zgjedhor ku do të përfshijë dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu mund të ketë probleme kushtetuese të cilat ekspertët morën kohë për të na kthyer përgjigje. Ne jemi të vendosur tek përfshirja e teknologjisë, por në atë masë që është e mundur dhe e rekomandueshme nga ekspertiza e ODIHR-it dhe nuk vë në pikëpyetje gjëra që nuk varen nga dora e njeriut.”- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP