“Gjiknuri jua “mbylli derën” për qeveri teknike?” Përgjigjet Bylykbashi: Ne po japim zgjidhje…
Demokratët Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso në një deklaratë për mediat kanë shpjeguar sot ndryshimet e ligjit për krimin zgjedhor, atë të blerjes së votës.
Duke risjellë në vëmendjen deklaratën e Damian Gjiknurit, i cili u shpreh se nuk është në mandatin e këtij komisioni të diskutojnë për qeveri tranziore dhe se ato që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave.
Bylykbashi u shpreh se ne japim zgjidhje ligjore dhe demokratike, ndërkohë që shtoi se nuk prêt që maxhoranca të thotë po menjëherë.
“Ne japim zgjidhje. Kjo është një zgjidhjje që nuk vjen nga hiçi por ekziston. Zgjidhja jonë është e bazuar në ligje dhe demokratike dhe garanton intersin publik në zgjedhje, nuk pres që mazhoranca të thotë po.Kur propozuam ligjin e dekriminaliimi mazxhoranca nuk e pranoi dhe në fund të procesit u detyrua të pranonte atë që ishte interesi publik i shtetasve shqiptarë, me të njëjtën qartësi ne po bëjmë këto propozime. Paketa është më e gjerë se kaq, por gjithsesi uroj që shpjegimi ynë të jetë i qartë për nëjtën sekt elemetësh që kanë të bëjnë me rolin e policisë dhe prokurorisë dhe me instrumenta e thelluara për hetimin për të parandaluar krimin zgjedhor.”- u shpreh Bylykbashi.