Gjiknuri: Kërkuam dialog për ndryshimet Kushtetuese, opozita s’ishte gati

Pas votimit të paktit të 5 Qershorit për ndryshimet në Reformën Zgjedhore, palët u mblodhën këtë pasdite, ku PS dhe opozita në Kuvend, kërkon lista të hapura dhe jo koalicioneve parazgjedhore. Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, tha se kërkoi dialog për ndryshimet Kushtetuese.

”Unë propozova që në vazhdën e takimeve që të vazhdonin diskutimet për ndryshimet Kushtetuese. Fatkeqësisht opozita kërkoi që kjo çështje mos të dialogohet në Këshill. Ne kërkuam dialog, dhe kemi mundësi të diskutojmë. Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim. Si duket PD kërkon mos të punohet më në këtë drejtim. Menduam që edhe në përgjigjie të partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte një forum i mirë. Kjo ishte një zgjedhje politike. Kodi Zgjedhor do implementoje të gjitha rekomandimet e ODHIR”.

PYETJE: Ka ndonjë shans t’i riktheheni KP?

Damian Gjiknuri: Ne ishim gati që të diskutonim sot, opozita nuk e shfaqi këtë dëshirë.

SHKARKO APP