Gjiknuri kundër propozimit të opozitës për vetingun, përjashton “qeverinë tranzitore”

Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri  përjashton çdo mundësi për qeveri tranzitore.

”Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore është çështje e ezauruar nuk ka lidhje me reformën zgjedhore.

Gjiknuri u shpreh kundër propozimit të opozitës që propozon moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

“Nuk më duket normale që procesi i vetingut të bllokohet për shkak të procesit të vetingut të procesit zgjedhor”, tha ai.

Ai shtoi se nëse do PD që t’i kthehet institucioneve nuk ka pse të bëjë lojën e presidentit.

Damian Gjiknuri: Diskutuam për kolegjin. Të them të drejtën konstatuam disa propozime që kërkojnë rishikim sepse nuk mund të vejmë në pikëpyetje reformën në drejtësi. Jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhe por pa vënë në rrezik reformën. Diskutuam për në sërë çështjes. Jemi duke progresuar. Gjërat principale me organizimin kushtetues, nuk mund ti vënë në pikëpyetje për disa shqetësime që ka PD. Ruajtja për sigurinë në qendrën e votimit, do ta pranojmë.

Nëse duam që t’i kthehen institucioneve s’ka pse PD që të përfshihet në lojën  presidentit. 

Gjiknuri shtoi se nuk është normale qe Vetingu nuk mund të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit Zgjedhor

Damian Gjiknuri: Nuk është normale që Vetingu të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. 

Gjyqtarët që kanë kaluar Vetingut të jenë pjesë e formimit të kolegjit zgjedhor. 

SHKARKO APP