Gjiknuri kusht opozitës: Sillni propozimet deri të premten për 3 pikat kryesore

Gjatë mbledhjes së Këshillit Politik, mësohet se Damian Gjiknuri nga PS-ja i ka vënë kusht opozitës politike, që të paraqesë deri të premten, propozimet për tre pika kryesore. Nga ana tjetër, ai është shprehur se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi.

”Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombetar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes se listes unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit per kandidatet ne kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë”,- mësohet të ketë thënë Gjiknuri.

SHKARKO APP