Gjiknuri: Mandatin e ardhshëm do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronësisë mbi tokat bujqësore

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me fermerët  për zhvillimin e bujqësisë në Tragjas.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku Dritan Leli, nënkryetarja Aulona Veizi dhe kreu i PS lokale Anduel Tahiraj.

Gjiknuri u ndal tek mbajtja e premtimit për naftën me kosto të lirë për bujqësinë, si dhe shtoi se mandatin e ardhshëm do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronësisë mbi tokat bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri: Nafta për bujqësinë ka qenë një kërkesë e kahershme e fermerëve dhe ka nisur të realizohet. Ministria e Bujqësisë ka krijuar të gjitha lehtësirat për fermerët që të mund të përfitojnë naftën me kosto të ulët duke rritur dhe fitimin e tyre. Eksportet bujqësore sa vijnë e po rriten ashtu sikurse edhe prodhimi bujqësor. Qeveria ka marrë përsipër të përmbyllë dhe një proces shumë të rëndësishëm siç është azhornimi i tokave. Jam i bindur se mandatin e ardhshëm do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronësisë mbi tokat bujqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky tren i nisur për zhvillimin e Vlorës nuk duam të ndalet. Që të ecim përpara duam partner, ju duam ju që e ndjeni që Shqipëria po ndryshon realisht dhe ka më shumë vëmendje ndaj jush. Duam partner ju që shikoni një qeveri që punon, që edhe kur nuk e bën gjithçka siç duhet mund të dëgjojë dhe reflektojë. Pala tjetër mund të premtojë shumë por nuk kanë dhënë prova. Ata vijnë pa dhënë asnjë provë në qeverisjen e tyre, vijnë të të mbushin mendjen se në 4 vitet e ardhshme do rrisin ekonominë 100% çka nuk ka asnjë mundësi të ndodhë. Thonë do dyfishojmë të ardhurat e njerëzve dhe histori të tjera si këto. Shikoni mirë se kush jua thotë dhe çfarë ka bërë në të kaluarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?