Gjiknuri­ mbrohet në Kuvend: Raporti i KLSH, një fletë-rrufe

 

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka replikuar sot me deputetët e opozitës në Kuvend në lidhje me çështjen CEZ-it.

Ai ka thënë se padia e një dite më parë e KLSH­-së në drejtim të tij, ka dalë nga zyra e Sali Berishës.

Sipas Gjiknurit, kjo qeveri normalizoi situatën në sistemin energjitik, duke pastruar “m…. e madh të lënë nga qeveria e shkuar”.

“Raporti i KLSH është një fletë-­rrufe. Qeveria nuk ka shkelur asnjë rregull. Në raport nuk ka asnjë ligj të përmendur për shkelje. Me atë padi synohet të demaskohet qeveria, të mbulohet zullumi juaj. Por, këto dëme janë evidente për keqmenaxhimin e sektorit. Fshihen me dashje shifrat konkrete. 500 milion euro të arkëtueshme nga 200 milionë të mbledhura. Borxhin që do të na e faturojë KLSH ne e keni shkaktuar ju, këto duhet të hetohen, se këto janë fillesat. Ju po thoni qe ne bëmë m… e madh, ju që po e pastroni, i mbani dhe erë.  Ne bëmë marrëveshje të bazuar në ligj me vendim qeverie, me mandat popullor dhe me mbështetje të ndërkombëtarëve”, ka thënë Gjiknuri.

SHKARKO APP