Gjiknuri: Me Gledin kryetar bashkie, punët do të vazhdojnë, pasi është një njeri që e do qytetin  

Sërisht një investim, dhe një premtim i mbajtur, për dy rrugë të Elbasanit, konkretisht rrugët ”Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”. Ishte një premtim i bërë nga ana e kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja pak kohë më parë për rikonstrukionin e këtyre dy rrugëve, të cilat do të  shpëtojnë përfundimisht 400 fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” një shkollë kryesore në qytet,  dhe 500 banorëve të asaj lagjeje të vjetër të Elbasanit nga balta dhe pluhuri.

Punimet të cilat po vijojnë me ritme të shpejta dhe janë thuajse drej fundit i ka inspektuar kryebashkiaku Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i Qarkut Damian Gjiknuri. Sipas kryetarit të Bashkisë, këto dy rrugë në rajonin Nr 2 ne qytet janë pjesë e problematikave që kemi pasur dhe kemi në zonat urbane, por edhe në zonat rurale”. Duke u ndalur tek planet që Bashkia ka sa  i përket investimeve, Llatja shtoi se “ kemi një plan për shpërdarjen e investimeve në Elbasan, jo vetëm në Rajonin 1 dhe 2, dhe 4, por në të gjithë qytetin dhe fshatin si edhe zonat rurale. Sa i përket dy rrugëve të kësaj lagjeje ai shtoi se “ rrugët ishin në gjendje të mjerueshme që kërkonin investim, ndërsa tashmë në fazën tjetër do të shtrijmë investimet në të gjitha lagjet e qytetit, por edhe në infrastrukturë shkollore, pasi edhe ajo ka problematikat e veta, sa i përket investimeve të vazhdueshme. Afër kësaj zone ndodhet edhe shkolla artistike “ Onufri” e cila është në një proces të fort rikonstruksioni total”. Nga ana e tij, drejtuesi politik edhe një herë i cilësoi konkrete punët që janë bërë në Elbasan, duke vlerësuar prioritetin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për këto zona më pak të urbanizuara. “ Një gjë dua të them, që me Gledin si kryetar Bashkie, si edhe me ndihmën e qeverisë, këto punë do të vazhdojnë , të na dëgjojnë të gjithë, ne do të vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Ne jemi për punë, nuk jemi as për betejat as për llafet e politikës, ne kemi një qytetar të Elbasanit, një djalë që e do qytetin, një njeri që i njeh problemet e zonës, dhe që ka qëllim kryesor të përmirësojë jetën e qytetarëve, dhe jo të bëjë politikën e madhe sic duan disa. Këto janë gjëra konkrete që shihen cdo ditë”, tha iGjknuri. Në këtë inspektim kanë qenë të pranishëm edhe banorë të lagjeve si edhe mësues të shkollës, të cilët shprehën falenderimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. “ Ndjejmë kënaqësi jo vetëm ne, por edhe fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë tashmë. Është një rrugë me standarte dhe shumë e bukur, si edhe fasadat e pallateve ”, thanë banorët. Kryebashkaiku i premtoi se “ edhe në vijim do të vazhdojmë me investime, ashtu sic investuam dritaret e shkollës me termoizolim që nxënësit të jenë ngrohtë  si edhe WC në shkollën “ Jeronim De Rada”. Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, “ Jeronim De Rada”, po bëhet “ Kostandin Kristoforidhi” “ Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë”. Për drejtuesin politik, “ kjo nuk është puna e fundit e kryetarit të Bashkisë, detyrë e tij është të bëjë projekte dhe qeveria do ti miratojë, pasi është një kryetar që e do Elbasanin”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Takime të kryebashkiakut me biznesin:

Swiss Digital Mobile Reklama

Inspektimet e punimeve që ka kryer Bashkia vijojnë,pasi të gjitha kanë si qëllim shërbimin sa më cilësor e zhvillimin ekonomik të qytetit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar takime me tregëtarë të biznesit të vogël si edhe me ata të markatës në qytet. Nga ana e tij kryebashkiaku Llatja vlerësoi punën e tyre si edhe kalimin me sukses të periudhës së pandemisë edhe në Elbasan, ku biznesi i vogël thuajse nuk u prek. ” Gjatë periudhës së pandemisë ne si Bashki e mbështetëm biznesin në Elbasan, kryesisht biznesin e vogël duke zeruar taksat, mbështetje të cilën po vijojmë ta bëjmë edhe sot me krizën botërore”, tha Llatja.Duke u ndalur edhe tek projektet që ka Bashkia, ai premtoi tregëtarët se ” shumë shpejt ne kemi projektin edhe për rikonstruksionin e Markatës Qëndrore të Elbasanit”. Ky premtim duket se është pritur mjaft mirë nga tregëtarët. Nga ana e tij drejtuesi politik  i qarkut Damian Gjiknuri edhe një herë e vuri theksin tek punët qe ka bërë dhe po bëhen nga bashkia e Elbasanit, ai garantoi biznesin se qeveria shqiptare do vijojë politikat mbështetëse dhe lehtësirat fiskale për biznesin e vogël që sipas tij ” gjë që u reflektua edhe në buxhetin e vitit 2023, ku miratuam: zero taksë dhe zero TVSH për këtë kategori si edhe kompensim të faturës së energjisë elektrike teksa çmimi ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në të gjithë Europën si pasojë e agresionit rus në Ukrainë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?