Gjiknuri: Me rëndësi që opozita erdhi në Këshill, listat mund të hapen 100%

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, tha se është një gjë e mirë që opozita u rikthye në tryezë dhe është dakord për hapjen e listave.

”Një gjë është për tu përshëndetur, risitë kushtetuese janë gjetur dhe nga opozita jashtëparlamentare. Ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtetuese nuk pengojnë kërkesën e opozitën. Ka rëndësi se opozita u kthye në negocitata dhe kanë humbur kohë. Koha nuk ndalon kur ata janë kundër, por e rëndësishme është që amendimet u përgjigjen dhe shqetësimeve të opozitës. Ne u thamë që të zgjedhin modelet evropiane, të hapin listat dhe të zgjedhin aleancën në një model të caktuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?