“Gjiknuri në krye të zgjedhores”, Çuçi: Mandati i Xhaçkës, do të zbatojmë vendimin e Kushtetueses
Shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, nuk do t’i kushtojë socialistit vendin si bashkëkryetar në Komisionin e e Reformës Zgjedhore. Konfirmimi erdhi nga Bledi Çuci në konferencën e parë për shtyp që kur ka marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.
Tani që Rama e largoi nga kabineti qeveritar, edhe partia është gati që të mos e mbrojë më me procedura parlamentare Olta Xhaçkën.
Kërkesa e Kushtetueses drejtuar Kuvendit që mandati i deputetes duhet çuar në këtë Gjykatë, duket se do të marrë aprovimin. “Ne do të zbatojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm këtë”
KOHA JONË SONDAZH

