Gjiknuri në ujësjellësin e Beratit: Jo investime pa performancë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në zyrat e Shërbimit ndaj Klientit në Ujësjellësin e qytetit të Beratit. Në Bashkitë e këtij Qarku kanë përfunduar ose janë në vazhdim investime në ujësjellës/kanalizime që arrijnë në vlerën 3.3 miliardë lekë.

Pavarësisht investimeve të shumta, ujësjellësat në katër bashkitë rezultojnë me humbje ndaj edhe aksioni për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit ishte mesazhi kryesor i ministrit Gjiknuri.

”Këtu jemi në zyrat e klientit të ujësjellësit të Beratit. Një ujësjellës që ka përfituar nga shumë investime të cilat i konfirmova edhe në bisedat e sotme. Do të ketë investime të tjera shtesë duke filluar edhe nga ky vit përmes kredisë së bankës gjermane dhe fondeve të qeverisë zvicerane. Nga pikëpamja e investimeve në infrastrukturën e ujësjellës/kanalizimeve, Berati është një nga zonat që ka përfituar më shumë. Natyrshëm, edhe në filozofinë që keni kemi transmetuar në lidhje me reformën e ujit, do të financohen ato bashki e ujësjellës që performojnë u lind detyra të tregojnë rezultate pasi kanë marrë shumë investime”,-tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nivel Qarku për tre muajt e fundit janë 321 abonentë të cilët kanë lidhur kontratat e reja me ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve ashtu sikurse janë instaluar 1196 ujëmatësa. Ndërkaq, ministri Gjiknuri ishte i drejtpërdrejtë në kërkesën e tij që të ketë një ndryshim rrënjësor të performancës së ndërmarrjes së ujësjellësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Disa shenja të para janë pozitive. Kërkohet një punë akoma më e madhe nga ujësjellësi këtu por edhe nga vet bashkia. Ne e kemi thënë, qeveria këto instrumente ka: sensibilizon, mbështet financiarisht, mbështet me institucionet e tjera për të luftuar ilegalitetin, por në fund të fundit bashkitë janë vet përgjegjëse. Qytetarët e Beratit janë administratorët e ujit të tyre, janë administratorët e kësaj pasurie. Nëse ata do të duan që investimet të vazhdojnë dhe të përmirësohet furnizimi me ujë, duhet patjetër të formalizohen, duhet patjetër ta mirë administrojnë dhe u lind detyra ju, të zgjedhurve vendor por edhe ju si përfaqësues të aksionerëve që në këtë rast janë qytetarët e Beratit që këtë proces ta merrni shumë seriozisht”,-shtoi më tej ministri.

Për periudhën Nëntor 2017-Janar 2018 rezulton të jenë arkëtuar në bashkitë e qarkut Berat 42 milion lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?