Gjiknuri në Vlorë: Investimet publike që po çlirojnë potencialin ekonomik

Kryeministri Rama është ndalur sot në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që duam”, që për të është vazhdim i procesit qeverisës përmes komunikimit me qytetarët. Drejtuesi politik i këtij qarku, deputeti Damian Gjiknuri ka folur në studion e ERTV për projektet që sipas tij, po çlirojnë të gjitha potencialet, turistike dhe ekonomike të qarkut Vlorë. Duke nisur me projektet masive të rilindjes urbane, Gjiknuri theksoi se Lungomarja e Vlorës sot është një atraksion modern turistik dhe urban i Shqipërisë. Por investimet sipas tij, do të vazhdojnë në akset kryesore kombëtare.

“Më vjen mirë që unë vetë kam kontribuar në zgjidhjen e disa ngërçeve, të krijuara për investimet si bypass-i i Fierit dhe Vlorës, që janë vënë në rrugën e ekzekutimit si kontrata dhe brenda vitit tjetër do të shikojmë frytet e dukshme. Një investim tejet serioz është rruga e Lumit të Vlorës që lidh një krahinë tradicionalisht të izoluar”, tha Gjiknuri.

Lidhur me investimet në energjitikë, Gjiknuri njoftoi se pasi u realizua rrjeti i furnizimit në Himarë, shumë shpejt do të fillojë linja e re e Orikumit. “Në Vlorë u ndërtua linja e re 110 kilovolt gjatë qeverisjes socialiste. Shumë shpejt do të fillojë një investim i madh, i huaj, sa i përket ndërtimit të parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, një investim 90 milionë Euro. Më tej shpresojmë që termocentrali i Vlorës, për të cilin kam punuar 1 vit e ca, që të atraktojmë invesitorë dhe ta vëmë në punë me lidhjen e gazsjellësit tap”, lajmëroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Gjiknuri dha lajmin e mire se shumë shpejt pritet të filljë investimi për ujësjellësin e Himarës, investim mbi 40 milionë euro i qeverisë shqiptare me KFV-në gjermane. Sipas Gjiknurit, çdo investim i ka shërbyer turizmit pasi satatistikat thonë që turizmi në Vlorë ka një rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Infrastruktura turistike po shtohet, ajo rrugore dhe energjitike kanë krijuar mundësi për investime në hoteleri, avash avash po kalojmë ne hotelet me 5 yje sepse ka projekte konkrete. Kjo infrastrukturë, uji dhe energjia kanë bërë që turizmi të jetë shumë i mirë. Çdo gjë që investohet, rrit mirëqënien e banorëve se krijojnë punësimin, se ne fund investitorët janë vlonjatët që kanë vënë në funksion pronat e tyre, në funksion të zhvillimit”, tha Gjiknuri.

Lidhur me vizitën e Lulzim Bashës në Vlorë, i cili deklaroi atje se qarku është në krizë sociale, Gjiknuri u përgjigj: “Po ta shofim me optikën e Bashës, Shqipëria është gjithnmonë zi. Ai nxin situatën që të motivojë të tijët me qëlim që të bindet se vetëm ai mund ta zbardhë situatën, por qytetarët vlonjatë e shohin shumë mirë situatën në Vlorë. E prekin realitetin dhe e kanë treguar me votë në 2017, kur PS siguroi rezultatin më të thellë sepse u vlerësuan punët tona”, tha Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?