Gjiknuri në Vlorë: Japim mesazhin e burrërisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi ditën e sotme kandidatin Vullnet Sinaj nga Drashovica.

Gjiknuri vuri theksin tek mbajtja e premtimit të bërë nga qeveria për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, e cila tij është dëshmi e frontit të zhvillimit,

Ky mandat i ri për qeverinë Rama është konfirmim që gjërat e nisura të vazhdojnë më tutje. Në këtë krahinën tuaj, po ka një motiv për të votuar fshatçe, vlonjatçe e krahinorçe është që u bë kjo rrugë që e kishin të gjithë ëndërr. Të vlerësohet një njeri që bëri një gjë të madhe. Respektojeni me votë për këtë që bëri sepse të tjerët nuk kanë bërë asgjë deri më tani.

Është momenti ti japim votën masivisht Partisë Socialiste. A doni të jeni në kahun e fitores, doni të jeni në kahun e zgjidhjes së problemeve që të keni një derë për të trokitur, votoni për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj. Kjo është mundësia e artë që ta bëni këtë”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal edhe tek zgjedhjet, ku sipas tij Partia Socialiste do të luftojë për të marrë 9 mandate në qarkun e Vlorës.

Dua tu them të gjithëve se natyrshëm në fletën e votimit ka disa emra. Rekomandimi im dhe thirrja ime është se më e rëndësishme se sa vota personale, vlera e Vullnetit do të jetë që të marrë vota Partia Socialiste. Ne jemi ekip, ne luajmë për 9 mandate dhe shanset janë reale. Jo më kot kemi vënë në atë pozicion një grua nga komuniteti çam për tu thënë të mos çojnë votat dëm por të zgjedhin një vajzë vlonjatë tek Partia Socialiste duke garantuar përfaqësimin e tyre. Me 9 mandate ne dalim qarku kampion dhe japim mesazhin e burrërisë se siç na nderove si komunitet të nderuam me votë duke të futur në borxh politik për të vazhduar rrugën e nisur për Vlorën që Duam”, insistoi Gjiknuri.

SHKARKO APP